Partizani dhe Skënderbeu luajnë nesër (e shtunë) në orën 16:00 në “Arenën e Demave” në kryeqytet. Korçarët kanë një bilanc pozitiv kundër “Demave”, me këta të fundit që në tre duelet e para të këtij sezoni nuk kanë mundur të fitojnë. Dy suksese për Skënderbeun dhe një barazim, që për Orges Shehin duhet të ndryshojnë.
Trajneri i të kuqve në konferencën për mediet, Orges Shehi tha se gjendja është e vështirë pas derbit, për shkak të mbingarkesës dhe tre mungesave të Taipit, Carës dhe Hadrojit. Objektivi? Fitorja e trofeut në finalen e “Final 4” më 26 maj në “Air Albania”.
“Hyjmë tek përballjet e vështira edhe për vetë faktin që ju e përmendët, është një përballje që vjen e treta nga fundit pas kësaj janë dy ndeshje. Përqëndrimi dhe vlerësimi është shumë i madh për nesër, e harrojmë derbin pasi dihet që ka impakt, por e rëndësishme është të jetosh të tashmen. Fokusi dhe vlerësimi është nesër”.