Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shehu: I bëj thirrje mjekëve të ngrihen, akt antikushtetues! Si në kohën e Enver Hoxhës! Spahiu: Nuk ndryshon

14:38 / September 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7232
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër temë e “nxehtë” që po diskutimet në Komisionet Parlamentare, ka qenë ajo për Aktin Normativ të Urdhrit të Mjekëve ku po bëhen disa ndryshime nga ministria e linjës dhe qeveria, për më tepër pas skandalit të Spitali Onkologjik, korrupsioni i mjekëve me të sëmurët me kancer.

I ashpër ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në lidhje me ndryshimet e propozuara në ligjin për Urdhrin e Mjekut, duke e quajtur ndërhyrje të paligjshme dhe antikushtetuese të qeverisë.

Gjithashtu kujtoi se orari i kufizuar ndaj mjekëve gjithashtu është shkelje dhe selektiv, pasi duhet të vendosej edhe për shërbime të tjera në shtet si mekanikët, që t’u kufizohet orari i punës shtet-privat.

“E keni bërë si në kohën e Enver Hoxhës, shtetëzoni edhe qymezet. Po shkatërroni sistemin publik dhe kjo do largojë mjekët, do shtojë korrupsionin. Këtë s’e kanë bërë as Italia dhe as Franca”, tha deputeti.

Nënkryetarja e Komisionit, Klodiana Spahiu theksoi se nuk ka ndryshime thelbësore në këtë Akt Normativ që prekin urdhrin e mjekut.

“Ndryshon vetëm struktura dhe kriteret e komisionit disiplinor, madje dhe këtë vetë Urdhri do e hartojë. Nuk ka ndryshim të buxhetit apo pikave të tjera. Bëhet fjalë vetëm për një Komision masash”, tha ajo. Teksa pyeti më tej edhe për rastet kur Urdhri ka ndërhyrë pas ankesave apo çështjeve si ajo e Skandalit të Onkologjikut.

Kreu i Urdhrit të Mjekëve, Fatmir Brahimaj, u shpreh: “Ajo ishte çështje kriminale dhe jo shkelje e etikes. Nuk mund të ndërhyhej nga ne. Sigurisht ka dhe çështje etike, por në këtë rast ishte vepër penale, aq sa edhe Prokuroria e Tiranës nuk e mori përsipër por e kaloi te SPAK-u. Ne trajtojmë shkelje të lehta etike. Në veprat penale presim vendimin e Gjykatës, ne nuk marrim vendime penale apo t’i trajtojmë”.

mjekët Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.