Kthehet paqartësia për të ardhmen e Milanit. Klubi kuqezi dukej se do të përfundonte shumë shpejt në pronësi të sheikëve nga Lindja e Mesme që kërkojnë të investojnë në futboll nëpërmjet “investcorp”. Por duket se ka një krisje në marrëveshjen mes palëve që kanë dyshime për njëra-tjetrën.
Nga njëra anë, fondi “Elliot” ka dyshime se do të plotësohen kushtet financiare në marrëveshjen për 1,1 miliard euro që duhet të finalizojë gjithçka. Nga pronarët aktualë të Milanit janë përkapur zëra se “Investcorp” kërkon partnerë për të mbyllur këtë operacion, ndërsa nga Lindja e Mesme pretendojnë se nuk është e vërtetë.
Sheikët janë gati të paguajnë menjëherë për të blerë klubin italian, por tani kanë dyshime se këto zëra janë shpërndarë për të afruar blerës të tjerë të mundshëm dhe për të rritur çmimin me nja ankand të mirëfilltë. Një lëvizje e papëlqyeshme që i ka shtyrë të vendosin një ultimatum rreth mbylljes së marrëveshjes me firmën, ose ndërprerjen përfundimtar të negociatave.