“Në jetë rreth 1% e njerezve jane psikopatë, në biznes diku tek 3% në politike 10%. Kjo eshte e vlefshme ne vende normale sepse ne shtetin shqiptar duke e pare se gjysma e Kuvendit jane thjesht per duar e kembe e jo per mendje, dhe shume te poshter e maskarenj, si dhe nje cerek tjeter jane idiote te certifikuar, i bie se shkalla e psikopatise politike duhet te jete ku e ku me e larte ne Tirane se ne vendet e tjera. Shpjegimi eshte se vetem nje psikopati politike e nivelit më të lartë mundet që të bindë njerëzit të ndjekin këtë rrugë marrëzie kolektive ku shihet se po shkoni me orkester drejt greminës” – shkruan Shenasi Rama në një postim në FB.
Ai duket i skandalizuar nga emisioni i fundit TV ku kryeministri Edi Rama ka debatuar me disa opinionistë në TV Klan.
Rama shkruan:
“Nuk munda të mos ndjej dhimbje per fatkeqesinë kombëtare. Me thënë të drejtën më erdhi keq per atë vend që drejtohet nga një i çmendur psikopat dhe per ata qe ia çuan topin ku deshi ai. Dhe sot e rianalizova me listen e mëposhtme të cilësive të psikopatit narcizist politik:
1. manipulativ dhe mashtrues i papergjegjshem dhe i paskrupullt qe nuk ndalet para asgjeje.
2. gjuan tjetrin ne piken me te dobet dhe e poshteron pa meshire edhe pse vete e din se i ka pikat e dobeta ne shesh
3. rren sy me sy me paturpesi dhe lepin ate qe peshtyn pa medyshje
4. ska asnjë gram ndergjegje e pergjegjesi per veprimet e tij
5. qellimi eshte te sundoje gjithkend dhe kedo pa pyetur per demin qe shkakton
Lista eshte e gjate por une u ndala ketu. Dhe o Zot o Zot, më vjen keq por të ik mendja kur mendon se këtë e kanë votuar shtatë herë. Vras mendjen të kuptoj cila është arsyeja. Një popull që beson një psikopat është një popull i mashtruar. Një popull që beson një seri psikopatesh është një popull skllevërish”.