Elita Rudi duket se nuk ka qenë mirë nga gjendja shëndetësore ditët e fundit dhe për këtë arsye ka përfunduar në spital. Moderatorja ka publikuar disa foto të saj, në të cilat shihet e shtrirë në një krevat spitali duke marrë serum. Ajo ka treguar e ka pasur për disa ditë me radhë vështirësi shëndetësore dhe ka falenderuar stafin e mjekëve që është kujdesur për të në këto momente jo të lehta.
Gjithashtu ajo ju ka dhënë një këshillë të gjithë ndjekësve të saj në rrjete sociale duke shkruar:
“Mos harroni të kujdeseni për veten, shëndeti mbi të gjitha!”.
Modertaojra nuk ka zbuluar se çfarë i ka ndodhur, por ne urojmë që të jetë mirë e të mos ketë më probleme të tilla.
Këto kohë Elita Rudi ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale, duke qenë se nuk ka pasur angazhime profesionale përveç atyre personale. Ajo po kujdeset tashmë si për rritjen e djalit Zërit, por edhe të vogëlushes Bota, që kanë nevojë më shumë se kurrë për mami Elitën.