Prej vitesh zona turistike e Shëngjinit nuk para ka investime të mirëfillta sa i përket infrastrukturës rrugore. Banorët e këtij qyteti shprehen se vetëm në kohë fushatash premtohet, por pasi ato përfundojnë gjithçka mbetet si më parë. Shëngjini mbetet një nga zonat mjaft të frekuentuar sa i përket turistëve të huaj dhe vendas.
Çdo fillim viti premtohet se do të rehabilitohen rrugët, por deri tani kanë kaluar shumë vite dhe asgjë nuk është bërë. Ndërsa kjo është gjendja në të cilen ndodhen blloqet e banimit në qytetin turistik të Shëngjinit.
Lëvizja e qytetareve në kohë më shi është mjaft e vështire përshkak të gropave dhe baltes që krijohet. Ata thonë se është e papranushme që një zonë turistike si Shëngjini të lihet në këtë gjendje. Premtimet janë të vazhdueshme, madje në kohë fushatash hidhet ndonjë dorë asfalt në rrugët e qendrës, por pa përfunduar akoma fushata rrugët prishen sërish.
“Kur vijnë e marrin votat thonë do të bëjmë këtë e do të bëjmë atë por nuk kanë bënë asgjë këtu e 30 vjet. E vërteta është se këtui nuk është venë dorë asnjëherë. Ja sic e shihni vetë këtu rri uji me javë të tëra”, shprehën banorët e Shëngjinit.
Ndërsa administratori i Shëngjinit Gjok Caci thotë se problematika në fjalë është e njohur për Bashkinë e Lezhës dhe me buxhetin e këtij vitti është parashikuar që të investohet. “Kemi kërkuar nga Bashkia që në planbuxhetin e vitit 2019-të , të miratohet një buxhet i veçantë për rikonstruksionin e plotë të qytetit të Shëngjinit. Shpresojmë që brenda këtyre 4muajve ardhshëm të rehabilitojmë dhe pjesën e mbrendshme të qytetit”, u shpreh ai.
“Katër muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale dhe premtimet nga bashkia e Lezhës vetëm kanë nisur se në Shëngjin do të ketë investime. Ndërkohë që po të kthehemi vetëm një vit para u premtua për një rrethrrotullim në hyrje të rrugës së Shëngjinit, u premtuan trotuare, ndricim, por deri tani nuk është bërë asgjë. Është konfirmuar që në prag të fillimit të këtij sezoni pjesa hyrëse e Shëngjinit nga rrethrrotullimi i ish fabrikës së letrës e deri tek rapsodia do të jetë i përfunduar”, pohoi Alfrida Marku, nënkryetare e Bashkisë së Lezhës.
Megjithatë banorët e Shëngjinit sërish shpresojnë që të ketë ndërhyrje para sezonit turistik, pasi kjo panorame po penalizon dhe turizimin në këtë zonë turistike e cila është mjaft e frekuentuar gjatë stines së veres.