Një vatër zjarri është shfaqur gjatë orëve të mbrëmjes në Shëngjin pranë lagjes Sake.
Policia dhe zjarrfikësit gjenden në vendngjarje, por ata e kanë të pamundur që të ndërhyjnë për shkak të terrenit.
Gjithsesi, zjarrfikësit janë vendosur pranë bizneseve dhe banesave për të shmangur marrjen flakë të tyre, ndërkohë që deri më tani nuk ka rrezik.
Shqetësim i zjarrfikësve është se poshtë vatrës së zjarrit ndodhen dhe disa depozita karburanti, por fatmirësisht nuk kane karburant brenda.