Studime të shumta të bëra herë pas here kanë treguar se rreth 25% e personave me diabet të tipit 2, as që e dinë se nga se vuajnë! Në qoftë se vuani nga disa lloje simptomash, e udhës do të ishte të kryenit një kontroll, në mënyrë që të arrini të kapni në kohë problemin shëndetësor që keni dhe të mund ta trajtoni atë.
-Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës.
Kjo lloj simptome është tejet e rëndësishme dhe patjetër që duhet t’i kushtoni vëmendje. Ushqimi që po hani nuk po shpërbëhet si duhet dhe nuk po përdoret nga qelizat siç mendohet. Si pasojë e diabetit, metabolizmi i lëndëve ushqyese nuk bëhet si duhet.
-Plagët shërohen me ngadalë.
Proceset dhe sistemi imunitar të cilat ndihmojnë trupin të shërohet nuk janë të afta të funksionojnë aq mirë kur nivelet e sheqerit tuaj janë të larta.
-Urinim i shpeshtë.
Në momentin që sheqeri që rrjedh në gjak është i tepërt, trupi përpiqet ta eleminojë atë. Kjo bëhet përmes procesit të urinimit.
-Etje.
Duke qenë se urinoni shpesh, rritet mundësia e të qenurit i etur.
-Shikim i dobësuar.
Nëse jeni në fillim të diabetit, shikimi juaj fillon të “mjegullohet” për shkak të grumbullimit të glukozës në sy.
-Humbja në peshë.
Humbja e pashpjegueshme e peshës, midis shumë arsyeve mund të ndodhë edhe për shkak të diabetit. Insulina e përdorur ndihmon trupin të lëvizë sheqerin nga gjaku në qelizat e trupit tuaj.
-Njolla të errëta dhe të çuditshme në lëkurën tuaj.
Një shenjë e hershme befasuese dhe e zakonshme është edhe errësimi i lëkurës nën sqetull, përreth qafës, apo edhe në zonën tuaj të ijëve.