Sa më shumë i parëndësishëm të jetë mesazhi, aq më e madhe është dashuria. Për shembull, në qoftë se ju dërgon një mesazh për t’ju treguar se është duke pirë koktejin tuaj të preferuar, ose e ka parë një vajzë që iu ngjason juve, mund të jeni të sigurt se atë e ka goditur shigjeta e dashurisë, shkruan gazeta “Zëri”.
Meshkujt ndonjëherë kanë vështirësi për të shprehur emocionet. Nuk është çështja se nuk mund të flasin për ndjenjat e tyre, por nuk mendojnë aq shpesh rreth tyre. Për ata, emocionet janë kur luhet muzika e qetë në sfond dhe shumicën e kohës as që e dëgjojnë. Kjo është arsyeja pse femrat mbeten të hutuara për shkak të mungesës së reagimit, e cila do të japë një përgjigje vetëm në një pyetje: “A është ai i dashuruar”? Megjithatë, ka shpresë dhe shenja që ai transmeton tërthorazi sjelljen e tij dhe në këtë mënyrë ju jep përgjigje për pyetjen tuaj. Të gjithë atë që duhet të dini në lidhje me këtë çështje mund ta gjeni midis rreshtave.
Ju dërgon mesazhe të pakuptimta
Sa më shumë i parëndësishëm të jetë mesazhi, aq më e madhe është dashuria. Për shembull, në qoftë se ju dërgon një mesazh për t’ju treguar se është duke pirë koktejin tuaj të preferuar, ose e ka parë një vajzë që iu ngjason juve, mund të jeni të sigurt se atë e ka goditur shigjeta e dashurisë.
Gjithnjë ju thërret
Ka tre arsye pse burrat marrin telefonin celular në dorë, për shkak të punës, në një situatë emergjente ose thjesht duan të dëgjojnë zërin e dikujt. Ju i përkisni kategorisë së fundit. Prandaj, në qoftë se nuk jeni një bashkëpunëtore afarizmi ose operatore e qendrës për thirrje emergjente, mos e humb shpresën në dashurinë tuaj. Nëse ai ju thërret vazhdimisht, duhet ta dini se ai vërtetë është shumë i interesuar në ju, apo më saktësisht, është i dashuruar në ju.
Nuk pranon mesazhe nga vajzat e tjera
Vajzat i dërgojnë mesazhe vetëm atyre meshkujve që iu përgjigjen reciprokisht. Nëse ai nuk është një prej tyre, do të thotë se në sytë e tij është vetëm një objektiv, ajo jeni ju. Prandaj nëse e sheh që kjo po ndodh me personin të cilin mendoni se ju dashuron, atëherë të jeni të sigurt se ai ju sheh vetëm juve dhe askënd tjetër.
Kërkon këshilla për veshje
Nëse shprehni interesim dhe nëse ju pëlqejnë atletet që ka ndërmend për t’i blerë, ai dëshiron për të bërë përshtypje tek ju. Kjo është një mënyrë në të cilën ju lejon një nivel të caktuar të pjesëmarrjes në jetën e tij. Edhe pse janë në pyetje vetëm një palë mbathje, është e rëndësishme të dini se sa i rëndësishëm është mendimi juaj për të. Prandaj ai sa herë që dëshiron të blejë ndonjë gardërobë dhe paraprakisht kërkon mendimin dhe miratimin tuaj, kjo nënkupton se sa e rëndësishme ju jeni për të.
Miqtë e tij kanë vërejtur ndryshime në sjellje
Askush nuk e njeh më mirë se miqtë. Nëse ata kanë vënë re që ai ka ndryshuar dhe se më shumë kohë është duke shpenzuar në pranin tuaj, binduni se keni hyrë në zonën e sigurt. Ai më nuk është ai i vjetri, duke dalë vazhdimisht me shoqërinë e tij, por më shumë është i interesuar që të jetë pranë jush. /ZERI/
