Mushkëritë luajnë një rol kyç në rregullimin e funksioneve të organeve të tjera në trupin e njeriut. Ndaj, duhet t’i kushtoni vëmendje mushkërive dhe shenjave që ata ju japin kur diçka nuk është në rregull.
1.Dhimbje shpine dhe shpatullash
Ndonëse konsiderohet simptomë e rrallë, dhimbja e shpinës, shpatullave apo e gjoksit mund të tregojë fillimin e kancerit të mushkërive, nëse zbulohet në fazë të hershme, është e shërueshme. Nëse dhimbja është e fuqishme dhe zgjat më shumë sesa zakonisht, ose nëse dhimbja shfaqet shpesh, rekomandohet ta vizitoni mjekun.
2.Kolla
Kolla mund të jetë tregues i diçkaje të thjeshtë, si një ftohje e zakonshme, por mund të jetë gjithashtu një simptomë e sëmundjeve kronike, prandaj është e rëndësishme t’i dalloni llojet e ndryshme të kollës. Kollitjet akute dhe nën-akute mund të jenë shenja të kancerit të mushkërive, veçanërisht nëse kombinohen me simptoma të tjera si kollitja e gjakut.
3.Lëkura apo sytë e verdhë
Kjo mund të jetë një gjendje lehtësisht e shërueshme, megjithatë është shumë e rëndësishme sepse është një tregues i qartë i problemeve të mëlçisë që mund të shkaktohen nga kanceri i mushkërive. Verdhëza është një gjendje që e kthen lëkurën tuaj të verdhë. Ndikon gjithashtu në pjesën e bardhë të syrit tuaj, duke e kthyer atë të verdhë të zbehtë dhe në sëmundje akute, të verdhë të errët.
4.Mungesa e energjisë
Të gjithë ndihen të lodhur herë pas here, kjo është normale. Problemet me gjumë ose stresi mund të jenë shkaqet e lodhjes suaj, por nëse ndiheni shumë shpesh të lodhur, keni humbje të oreksit apo shenja të tjera, mund të keni probleme shëndetësore.