Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Shërbëtori më i devotshëm i Ramës, politikan absurd pa koherencë”

21:42 / February 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Politikan absurd pa koherencë”, kështu e ka quajtur Presidenti Ilir Meta kreun e PD-së, Lulzim Bashën, pasi PD votoi sot pro zgjatjes së afateve të Vettingut. Sipas Metës, Basha dhe “mallkonte” ndërsa sot “lavdëron”, teksa e akuzon si shërbëtorin e Ramës për kapjen e shtetit.

“Lulzimi faqen ndërron, dje mallkonte, sot lavdëron. Lulzim Basha shërbëtori më i devotshëm i Edi Ramës, për kapjen e shtetit dhe reformës në drejtësi. Basha është në thelb një politikan absurd, pa koherence”, ka thënë Meta në emisionin TPZ.

Me 118 vota pro, Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese për të shtyrë deri më 31 dhjetor 2024 mandatin e Komisionit të Pavarur të  Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) dhe Komisionerit Publik. 118 votat janë arritur falë votave pro të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërkohë që LSI ka abstenuar ndërsa Berisha ndryshe nga ç’kishte premtuar nuk ka marrë fare pjesë në votim bashkë me grupin e tij.

Socialistët u ndihmuan nga votat e deputetëve të Partisë Demokratike të cilët kushtëzuan kartonin jeshil me ngritjen e 2 komisioneve të Posaçme Parlamentare, atë për Reformën Zgjedhore dhe atë për Reformën Administrativo-Territoriale, për të cilat PD ka kërkuar edhe ndryshime kushtetuese.

Partia Demokratike edhe pse siç e tha edhe kryetari i grupit parlamentar, Alibeaj ‘ me të drejtë të Zotit do të votonim kundër’, vendosi votën pro pasi sipas kryetari Basha kështu i jepet një shans tjetër Vettingut të prokurorëve e gjyqtarëve nën monitorimin ndërkombëtar.

devotshem Meta Rames sherbetori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.