Shërbimi Informativ i Shtetit njofton të gjithë të interesuarit për punësim si inspektor terreni në SHISH se, rifillon procesi i grumbullimit të dokumentacionit, i ndërprerë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia “COVID-19”.
Afati përfundimtar për sjelljen e dokumenteve është data 19.06.2020.
Nevojat e SHISH janë fokusuar në:
- Inspektorë terreni në SHISH, të gatshëm për të punuar edhe jashtë vendbanimit.
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e poshtëshënuara: - Të jenë shtetas shqiptar;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë;
- Të jenë deri në moshën 35-vjeç;
- Të jenë të aftë nga ana shëndetësore, për të kryer detyrën;
- Të kenë njohuri të mira në gjuhën angleze, apo gjuhë të tjera;
- Të kenë njohuri për programet bazë të kompjuterit;
- Të kenë dëshmi të pastër penaliteti dhe të mos kenë implikime me organet e
drejtësisë; - Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga administrata
shtetërore, për shkak të një shkelje të rëndë të disiplinës.
Të interesuarit të paraqiten pranë Drejtorive të SHISH në rrethet pranë
vendbanimeve, si dhe pranë Shërbimit Informativ të Shtetit në AQ, Tiranë,
deri në datën 27/03/2020, me dokumentet e mëposhtme: - Kërkesë për punësim;
- Curriculum Vitae, (nr.tel. fix ose celular);
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Fotokopje të noterizuar të diplomës së shkollës së lartë dhe listës së notave;
- Vërtetim nga Prokuroria e rrethit përkatës;
- Vërtetim nga Gjykata e rrethit përkatës;
- Vërtetim nga Zyra Përmbarimore e rrethit përkatës;
- Vërtetim nga administrata shtetërore (në rastet kur kanë qenë të punësuar) që
- nuk janë larguar nga puna me masë disiplinore për shkak të një shkelje të rëndë
- të disiplinës;
- Raport mjeko-ligjor ;
- Certifikata apo dëshmi për njohuri në gjuhët e huaja, kompjuter etj.;
- Fotografi 4×6 (4 copë) dhe 9×12 (2 copë). / tirananews.al