Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri të ndodhur këtë mbrëmje në ambientet e një lokali pranë urës së ngushtë të Paskuqanit në Tiranë.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Traumës, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, Tedi Durishti, autori i dyshuar i ngjarjes, është shpallur në kërkim.
“Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën “Dine Hoxha”, në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.