Një 16-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij pas një sherri mes tyre. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në Shkodër.
Për pasojë, i mituri është transportuar në spital në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i ngjarjes është arratisur dhe po punohet për arrestimin e tij.
“Rreth orës 14:00, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”