Një konflikt mes adoleshentëve në fshatin Sheqeras të Maliqit, ka degraduar në përdorimin e thikave.
Një 14-vjeçar ka goditur me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, duke e lënë të plagosur në pjesën e krahut e të barkut, ndërsa i plagosuri po merr mjekim më të specializuar në spitalin rajonal të Korçës.
Autori është kthyer në shtëpi dhe ka fshehur thikën, e cila është gjetur nga Policia. Ai është shprehur para forcave blu se është zënë edhe herë të tjera me 15-vjeçarin, për shkak të një sherri në rrjetet sociale.
