Një përleshje e ashpër ka ndodhur mes disa shqiptarëve në burgun e Korydalos. Mediat greke bëjnë me dije se përplasja e përgjakshme ka ndodhur në krahun e 4-ërt të burgut mes të burgosurve shqiptarë.
Sipas informacioneve të deritanishme, nga sherri i përgjakshëm ka humbur jetën një person i cili është goditur me thikë dhe është plagosur një tjetër.
I burgosuri 35 vjeç që ka vdekur, emri i të cilit nuk dihet ende, ka qenë i dënuar për dy vrasje, ndërsa i plagosuri 46 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Protothema”, shkruan se situata mbetet e tensionuar në burgun e Korydalos dhe se rojet e kanë ende të pamundur që të ndërhyjnë, ndërsa i plagosuri është nisur me urgjencë për në spital.
Sakaq, pritet që një operacion i forcave speciale të policisë greke së bashku me një grup oficerësh të ndërhyjnë për të stabilizuar situatën.