Një person është goditur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Një i ri ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Siç bëhet me dije për mediat është arrestuar autori i plagosjes Xh.M, i cili ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes. Bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë 3 goditje me thikë, teksa po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.