Një konflikt mes vëllezërve u regjistrua në qytetin e Vlorës.
Policia njofton se ka referuar materialet për katër vëllezërit, që janë përfshirë në sherr me njëri-tjetrin.
“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:
G., 28 vjeç dhe Xh. G., 22 vjeç (vëllezër), B. K., 38 vjeç dhe R. K., 30 vjeç (vëllezër), të gjithë banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “28 Nëntori”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta”, njofton policia.