Nervat ishin të pranishme në një sfidë që vendoste shumë për zonën Champions, dhe pas mbylljes së Milan-Lacio në “San Siro”, një sherr i madh filloi mes futbollistëve të dy kampeve.
Luiz Felipe i Lacios, filloi të kapej me disa lojtarë të Milanit, dhe një grup i madh shkoi drejt tij, ndërsa serbi Milinkoviç-Saviç u përpoq ta ruante nga nervat e futbollistëve kuqezinj.
Më pas, për të qetësuar gjakrat, mendoi edhe një që në karrierën e tij në fushën e blertë, ishte gjithmonë protagonist, vetë trajneri Xhenaro Gatuzo.