Në Çorovodë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. G., 19 vjeç, në bashkëpunim me shtetasin F. Ç., 19 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit I. D., 19 vjeç, i cili në momentin e qëllimit, ndodhej jashtë automjetit.
Nga të shtënat, nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar.
Ndërkohë, autorët, të cilët kur kanë konstatuar se po ndiqeshin nga policia, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në një zonë të pyllëzuar.
Uniformat blu vijojnë ende ndjekjen e tyre dhe kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.
