Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sherr për një femër, djalit të zv/ministrit i thyejnë krahun

19:06 / March 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sherr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Djali adoleshent i zv.ministrit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Bashkim Krasniqit, u sulmua ditën e djeshme kur po kthehej në shtëpi nga shkolla nga një tjetër i ri. 16-vjeçari ishte me shokët dhe shoqet, por për njërën prej tyre ndodhi edhe konflikti që përfundoi me thika dhe grushte. Autori i identifikuar si Përparim Dugova e akuzoi 16-vjeçarin se i kishte ngacmuar të dashurën dhe u përlesh me të. Djali i zv.ministrit u sulmua me thikë dhe mori dëmtime të lehta në trup, por theu dorën. Sherri përfundoi falë ndërhyrjes së kalimtarëve, por policia e Kosovës vuri në pranga 3 persona.

Zv.ministri Krasniqi i tha “Gazeta Express” versionin e tij. “Djemtë janë të moshës 15 dhe 16-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur unë isha në punë. Sulmuesi e ka sulmuar djalin tim me çykë (majë) të thikës. Me të parë rastin, disa komshinj kanë ndërhyrë për t’i ndarë pjesëmarrësit në incident”, tha ai, duke shtuar se e njeh autorin si person problematik.

“Sulmuesi njihet si djalë problematik. Arsyeja e sulmuesit ishte shumë banale. Rasti ka ndodhur kështu: pasi djali im me disa shokë dhe shoqe janë kthyer në shtëpi nga shkolla, sulmuesi e ka sulmuar djalin tim me arsyetimin se ky i ka ngacmuar të dashurën edhe pse djali im e ka mohuar një gjë të tillë duke i treguar se e ka shoqe të shkollës. Edhe pas ndërhyrjes së komshinjve, sulmuesi ka tentuar përsëri që konfliktin ta vazhdojë në shtëpinë time. Si rezultat i incidentit djali im ka dorën e thyer dhe ka dëmtime në qafë”, deklaroi ai.

krasniqi zv.ministri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.