Në Komisionin për Reformën Territoriale, ku po bëhet dëgjesë më përfaqësuesit e bashkive në vend, kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu është “përplasur” me bashkëkryetaren e Komisionit, deputeten e PD-së Dhurata Çupi. Sipas kësaj të fundit bashkia ka të punësuar 788 punonjës, por që Ndreu e hodhi poshtë. Kryetari tha se janë 450 punonjës dhe se Ministria e Finanacave nuk ka dhënë shifrën e saktë.
Pjesë nga debati
Ndreu: Janë 450 (punonjës të Bashkisë Lezhë)që paguhen.
Çupi: Janë 788.
Ndreu: Moj zonjë e ke gabim. Jam kryetari i Bashkisë. Nuk ka shance që të kemi 788 numri i punonjësve. Keni marrë shifrën e vjetër nuk është administrata ime.
Çupi: Po është shkresa e ministrisë së Financave.
Ndreu: Po tani do të më mbushësh mendjen mua. Ministria e Financave ia ka futur kot. Ajo është bashkë me funksionet e deleguara. Mbase nuk jeni marrë vesh, 700 e ca bëhen bashkë me funksionet e deleguara sepse janë rritur zjarrfikësit e edukatoret.
Denaj: Këshilltarët të marrin në vëmendje dhe të saktësojnë me shkrim.
Ndreu: Janë funksionet e deleguara që paguhen nga qeveria.
Denaj: Ja do e saktësojmë shkresën me këshilltaren.
