Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sherr tek Ekonomiku dhe drogë e armë në Durrës, Xhixho me tone të ashpra

19:37 / July 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erisa xhixho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan se përfshirja e një drejtori shkolle në shpërndarjen e lëndëve narkotike është skandali i radhës që tregon se ku është katandisur arsimi në Shqipëri.

Sipas saj, kjo është prova më e qartë se Ministria e Arsimit ka dështuar në përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve arsimore.

Xhixho: Përfshirja e një drejtori shkolle në shpërndarjen e lëndëve narkotike është skandali i radhës që tregon se ku është katandisur arsimi në Shqipëri.

Vetëm pak ditë pas zbulimit të një skeme mashtrimi të ideuar nga vetë drejtoresha dhe mësuesja e anglishtes në gjimnazin “Qemal Stafa”, në Tiranë, drejtori i shkollës “Jan Kukuzeli”, në Durrës del i përfshirë në shpërndarjen e drogës.

Është alarmuese kur mendon zhgënjimin e mijëra prindërve që u kanë besuar fëmijët e tyre institucioneve të drejtuara nga këta individë, të cilët njollosin punën e qindra mësuesve të përkushtuar. Përveçse një skandal i paprecedentë në historinë e arsimit shqiptar, një drejtor shkolle, që shet drogë dhe mban armë, është prova më e qartë se Ministria e Arsimit ka dështuar në përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve arsimore. Shkolla e Drejtorëve është gjithashtu një projekt i dështuar.

Paketa e Sigurisë në Shkolla nuk vlen asgjë nëse siguria cenohet nga titullarët e tyre. Ministria Ogerta Manastirliu duhet urgjent të japë llogari për këtë skandal të radhës. Nuk mund ta lëmë të ardhmen e fëmijëve në duart e mashtruesve, pedofilëve apo shpërndarësve të drogës!

ekonomiku erisa xhixho Sherri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.