Sherret mes nxënësve të shkollave të arsimit parauniversitar kanë ngritur shqetësimin mbi sigurinë në shkolla dhe agresivitetin e kësaj grupmoshe.
Në bashkëbisedim me koordinatorin e oficerëve të sigurisë në Zyrën Vendore të Arsimit në Durrës, ai na tregon për vështirësitë që kanë pasur oficerët e sigurisë në shkolla fillimisht për të fituar besimin e nxënësve dhe për të parandaluar më pas zënkat apo shqetësimet që nisin thuajse nga asgjëja mes nxënësve.
Zyra Vendore e Arsimit në Durrës konfirmon se të gjitha shkollat nën juridiksionin e saj janë mbuluar me oficerë, ndërsa parashikohet shtimi i numrit të tyre edhe me tre të tjerë.