Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sherri i Tritan Shehut me Mziun? S’merrem me ata që bëjnë çimka

21:10 / November 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tritan Shehu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tritan Shehu është i vetmi deputet që në mbledhjen me dyer të mbyllura të Rithemelimit nuk mbështeti propozimin për të dërguar në Gjykatë Kushteuese marrëveshjen mes shtetit shqiptar dhe atij italian për emigrantët.

Në një lidhje me skype në “Studio Live” Shehu nënvizoi sërish se është kundër dërgimit të marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese ndërsa ka shpjeguar dhe arsyet.

“Jam shprehur kundër asaj marrëveshje. E kam konsideruar si të ndërtuar nga Rama vetëm nga ai, duke u ndodhur në vështirësi këtu, në vështirësi nga komuniteti ndërkombëtar, për të tërhequr vëmendjen nga problemet këtu. Ne kemi një historik të shkëlqyer me Italinë, por shihni sa janë investimet italiane në Shqipëri. Çështja e një marrëdhënie të ngushtë me Italinë mund të shprehej në shumë mënyra”, tha deputeti.

Një nga arsyet se përse kundërshtoi çuarjen e marrëveshjes në Kushtetuese, Shehu përmendi faktin se sipas tij Gjykata mund t’i japë të drejtë Ramës, duke i dhënë këtij të fundit një “armë mbrojtëse”.

“Dërgimi në Kushtetuese duhet parë me kujdes. Kushtetuesja është noter i qeverisë. Ka një problem. Nëse GJK thotë është në përputhje i jep një armë mbrojtëse Ramës, i hiqet përgjegjësia për një marrëveshje të tillë.”

Dalja e emrit të tij, si i vetmi që ka kundërshtuar në mbledhjen me dyer të mbyllura dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes duket e ulët për Shehun.

“Çuarja në GJK paraqet një sërë rreziqesh. Diskutimi për ta çuar në GJKK nuk ka lidhje me diskutimin a është kjo marrëveshje e dobishme. Kjo marrëveshje nuk duhej bërë. Ata që nxjerrin bisedat nga mbledhjet bëjnë çimka. Komunikimi me Tajanin është diçka normale, Berisha ka kontakte. Unë kam biseduar me kolegët italianë. Politika është dialog. Italia është një partner shumë i rëndësishëm”, tha ai.

Një reagim jo fort të mirë në mbledhje ka pasur nga Xhelal Mziu i cili i është drejtuar Shehut duke i thënë se duhet të jenë njëzëri të gjithë për këtë marrëveshje. Por sot Shehu preferoi të mos e komentojë shumë atë debat.

“Ata që nxjerrin bisedat bëjnë çimka… S’merrem me ato çështje”

cimka mziu tritan shehu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.