Zbardhen emrat e të rinjve që u konfliktuan sot në një lokal në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër.
Mësohet se Aldo Hasani, 18 vjeç është personi që ka plagosur me thikë tre adoleshentët e tjerë të identifikuar si, Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç të cilët po marrin mjekim në spital.
Një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë dhe është futur me urgjencë në sallën e operacionit.
Autori është ende në kërkim.