Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sherri mes nxënëseve në Tiranë, reagojnë drejtuesit e shkollës “Kongresi i Manastirit”: I kemi kërkuar policisë…

17:50 / February 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 fhfnhfnh 1677246818
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesit e shkollës “Kongresi i Manastirit” kanë reaguar lidhur me ngjarjes skandaloze mes një grupi minorenesh të kësaj shkolle. Nga pamjet që qarkulluan në rrjet dallohen disa vajza që konfliktohen me njëra-tjetrën dhe më pas nisin përplasjen fizike.

Sipas drejtuesve të shkollës, ngjarja ka ndodhur më 15 shkurt, në vendin e quajtur “Pallati Dilo” rreth një kilometër larg shkollës, pra jo në ambientet e shkollës.

Në reagim theksohet se asnjë nga vajzat nuk e ka raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit  e tyre, megjithatë shkolla ka vënë në dijeni prindërit nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre.

“Sot në orën 14:45 nga rrjetet sociale jemi vënë në dijeni të një ngjarjeje të rëndë, e cila demonstrohet nëpërmjet një videoje, ku disa vajza dhunojnë njëra-tjetrën.

Në përshkrimin e lajmit të dalë në disa media thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur në mjediset e shkollës sonë, ‘Kongresi i Manastirit’.

Sipas informacioneve që siguruam nga prindërit e vajzave, ngjarja ka ndodhur në datën 15 shkurt 2023 në orën 14:00 në vendin e quajtur ‘Pallati Dilo’ rreth një kilometër larg shkollës sonë. Pra theksojmë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës sonë.

Pavarësisht këtij fakti, shkolla u vu menjëherë në lëvizje dhe u bë verifikimi i menjëhershëm i ngjarjes së ndodhur dhe ka kërkuar nga policia e shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur.

Asnjëra nga vajzat nuk e kanë raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit  e tyre, megjithatë shkolla jonë ka vënë në dijeni prindërit janë nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre.

Vëmë në dukje se i gjithë stafi i shkollës sonë, mësuesit, shërbimi psiko-social, oficeri i sigurisë, inspektori i zonës, gjithnjë jemi shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm për të tilla raste, kur bëhet fjalë për mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve tanë, e cila është një prioritet absolut i yni.

Sigurojmë të gjithë nxënësit dhe prindërit që shkolla jonë do të jetë gjithnjë mjaft e prerë në vendimet ndaj çfarëdo lloj ngjarjeje apo fenomeni negativ që konstatohet nga ana jonë në ambientet e shkollës sonë, dhe jo vetëm”, thuhet në reagimin zyrtar të shkollës.

Sherr mes vajzave të një shkolle 9-vjeçare në Tiranë, zihen me grushte e shkelma (VIDEO)

Dhune Kongresi i Manastirit Vajza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.