Është zbardhur dëshmia e Elia Zaharisë për përplasjen e saj fizike me Princ Lekën në sy të vajzës së tyre, Geralinda, ditën e djeshme (5 mars).
Aktoja është shprehur se ajo dhe i ati, Gjergj Zaharia janë vetëmbrojtur.
“Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”, ka deklaruar ajo.
Gjithashtu edhe babai i aktores ka hedhur poshtë pretendimet e Princ Lekës duke deklaruar se ishte ky i fundit që e dhunoi.
“Jam i moshuar. Me zor qëndroj në këmbë jo të sulmoj një djalë të ri”, ka dëshmuar Gjergj Zaharia për policinë.
Babai i Elia Zaharias ka pretenduar se ka qenë Princ Leka që e ka dhunuar atë.
“Princ Leka genjen, ai me ka dhunuar mua. Ishte i ashper, une kam qene me vajzen”, tha ai.
Uniformat blu, raportojnë se ditën e djeshme (5 mars) Princ Leka është paraqitur në komisariatin nr.1 dhe ka denoncuar ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia se kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Ndërkohë të njëjtin pretendim ka pasur edhe Eliza Zaharia se ka deklaruar se është dhunuar nga Princ Leka, me të cilin ka edhe një vajzë, Princeshë Geraldinën.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, njofton policia.
