Një efektiv policie dhe 6 persona të tjerë u konfliktuan mbrëmë në një lokal në zonën e ish-Bllokut.
Sherri ka nisur për motive të dobëta, ndërsa u raportua se polici i ka goditur me sende të forta, duke iu shkaktuar lëndime disa personave.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njoftoi se kanë filluar hetimin administrativ për “Shkelje të rëndë” të Rregullores së Disiplinës së Policisë së Shtetit për punonjësin e policisë, N/Komisar D.N. dhe është bërë pezullimi nga detyra i këtij punonjësi.