Debati i Sarës dhe Françeskës brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3” është komentuar gjatë këto ditët e fundit. Sara mbylli Françeskën në tualet pasi ishte e acaruar që e quajti Bardhin “të paburrë”. Ky gjet nuk u prit aspak mirë nga Françeska e cila iu drejtua me shumë ofendime.
Ato janë ulur për të diskuar rreth këtij debati dhe Françeska i kërkon falje për ofendimet që i dha pasi nuk i meritonte. Gjithashtu ajo u shpreh se nëse Sara do ia kishte kërkuar tamam se donte të dilte në nominime të, do e pranonte dhe do futeshin të dyja së bashku brenda në tualet.
Për shkak të debatit në tualet, Vëllai i Madh dërgoi një Zarf të Zi ku njoftoi të gjithë banorët se televotimi i kësaj të marte është anuluar. Se çfarë do ndodhë mbrëmjen e sotme dhe nëse ndonjë nga vjazat do penalizohet, mbetet për t’u parë në spektaklin e sotëm.