Pas sherrit me disa të lënduar në aksin Fushë Krujë-Thumanë, uniformat blu kanë shoqëruar disa persona. Mes tyre është edhe Xhelal Rraja, vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili mësohet se është një nga personat e përfshirë në konflikt.
Në lidhje me këtë përplasje, i cili degradoi deri në përdorimin e sendeve të forta, mbetën të plagosur dy persona, Jashar dhe Bilbil Maja.