Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shezlonget falas pas orës 19:00 në Himarë?Ministrja Kumbaro tregon si qëndron e vërteta

12:22 / July 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 82
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Wake Up” ka sqaruar postimin që ajo ka bërë disa ditë më herët në rrjetet social, ku njofton se pas orës 19:00 shezloget do jenë falas. Ajo shprehet se nuk ka postuar një njoftim të tillë në rrjetet e saj sociale dhe e gjitha është një fotomontazh.

“Ky është një fotomontazh që nuk ka ekzistuar kurrë, që nuk e kam postuar kurrë, që nuk e kam thënë kurrë dhe më vjen shumë keq të marrim kohë dhe hapësirë për t’u marrë me një shpifje të radhës. Shumë faleminderit që ma dhatë këtë mundësi, unë thjesht e injorova në fundjavën kur qarkulloi. Është thjesht një montazh i rremë që nuk ka ekzistuar kurrë. Fotografia që shohim është marrë nga faqja ime e Instagramit, nuk është fare e Himarës. Është plazh publik në Sarandë, Bashkia e Sarandës gjej mundësinë ta falënderoj dhe një herë, ishte e para që nisi modelin e një plazhi publik, të organizuar nga bashkia me çadra e shezlonge të vendosura nga bashkia, pa pagesë për pushuesit të cilët duan të rinë në një plazh publik dhe jo në një plazh të menaxhuar”,-tha Kumbaro.

Ministrja gjithashtu ka komentuar edhe bumin e madh që ka pësuar turizmi në Shqipëri vit pas viti, ku po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj. Ajo shprehet se evolucioni i turizmit në Shqipëri vjen si rezultat i një pune të përmuajshme dhe përvitshme nga faktorët socialë, ekonomikë, të qeverisë, dhe sektorit privat. Po aq e rëndësishme sipas saj është promocioni dhe rrjetet sociale.

“Është një evolucion që ka ardhur gradualisht nga një vit në tjetrin. Ka një përmirësim të ndjeshëm, të dukshëm, të prekshëm të imazhit të Shqipërisë, gjë që nuk ndodh në një ditë, për ndodh si rezultat i një pune të përmuajshme dhe të përvitshme të të gjitha këto faktorëve sociale dhe ekonomikë, të qeverisë, të bashkive, të sektorit privat të cilët emancipohen duke emancipuar të gjithë Shqipërinë. E dyta ky përmirësim i imazhit është promocioni dhe ambasadori më i mirë që ne mund të kemi. Rrjetet sociale kanë qenë një avokat shumë i mirë i Shqipërisë qoftë në Instagram, Facebook apo TikTok”, shprehet Mirela Kumbaro.

Capture 81

Mirela Kumbaro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.