Një 48-vjeçar me iniciale A.A nga Skrapari është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për shfrytëzim prostitucioni dhe kërcënime.
Arrestimi i tij me qëllim ekstradimin në Itali u bë e mundur në qytetin e Beratit nga bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.
48-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.