Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shifrat/ 3.1 doza për çdo 100 njerëz, zbulohet se si po ecën proçesi i vaksinimit në botë. Izraeli renditet i pari, Shqipëria në vendin e 62-të, Kosova nuk është në listë

21:15 / February 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1606894072 vaksinapfizer 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projekti i Universitetit të Oksfordit “Our World in Data”, ka publikuar të dhënat se si po ecën vaksinimi kundër Covid-19, në të gjithë botën.

Në një artikull, që është publikuar nga “New York Times” deri më tani janë shpërndarë 234.1 milionë doza të vaksinave anti-COVID, e barabartë me 3.1 doza për çdo 100 njerëz. Ekziston tashmë një hendek i madh midis programeve të vaksinimit në vende të ndryshme, me shumë vende që ende nuk kanë marrë një dozë të vetme.

Një person i vaksinuar, quhet dikush që ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, dhe një person plotësisht i vaksinuar, quhet kur ka marrë të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës. Për vaksinën Pfizer-BioNTech, një person i cili është “plotësisht i vaksinuar”, thuhet kur ka marrë dy doza.

Shtetet, po përballen me mungesë vaksinash për shkak të kërkesave të shumta, por disa vende e kanë arritur të vaksinojnë një pjesë të mirë të popullsisë. Izraeli mban vendin e parë për më shumë persona të vaksinuar, pasi ka shpërndarë 89.6 doza për 100 persona, ndërkohë që në vendin e dytë është Seychelles me 77.6 doza për 100 qytetarë. Ndërkohë, shihet se Kosova nuk është fare në listë. 

Po ku radhitet Shqipëria?

Shqipëria, renditet në mesin e vendeve që kanë marrë më shumë se 10 mijë doza të vaksinave, pra në vendin 62-të me 0.4 doza për 100 persona. Sipas “Our World in Data”, në të gjithë botën po përdoren 9 vaksina të ndryshme, por vendin e parë e mban ajo e Pfizer dhe Biontech.

10 shtetet me më shumë vaksinime:

Israel – 89.6 doza për 100 njerëz

Seychelles – 77.6 doza për 100 njerëz.

United Arab Emirates – 61.6 doza për 100 njerëz

United Kingdom – 30 doza për 100 njerëz

United States – 21.2 doza për 100 njerëz

Serbia – 20 doza për 100 njerëz

Maldives Islands – 19.3 doza për 100 njerëz

Bahrain – 18.7 doza për 100 njerëz

Chile – 17.9 doza për 100 njerëz

Malta – 15.2 doza për 100 njerëz. 

dozat renditja Shtetet vaksinat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.