Këto ditë, Arilena Ara ndodhet në Hollandë për të përfunduar regjistrimet e klipit të këngës “Shaj”, me të cilën do të na përfaqësojë në “Eurovision”.
Kënga do të vijë në një verision anglisht, bashkëngjitur me një videoklip për të cilin Arilena po “sakrifikon” për ta nxjerrë siç duhet.
Në llogarinë e saj në Instagram, Arilena na tregoi prapaskenat e xhirimeve, ku shfaqet e mbështjellë me një batanije teksa po ngrin së ftohti.
“Arilena, ke ftohtë?”- e pyet dikush, ndërsa ajo na ka shkrirë së qeshuri me mimikën dhe përgjigjen e saj.
“Jooo”- thotë ajo teksa dridhet nga temperaturat e ulëta.
Jemi të bindur se sakrifica e këngëtares do t’ia vlejë për të përfaqësuar Shqipërinë siç duhet në festivalin ndërkombëtar “Eurovision”.
Këngëtarja shqiptare është vlerësuar shumë nga mediat e huaja për talentin e saj.
Madje, “BBC” shkroi se s’do të mund të ishte “Eurovision” pa një baladë si e Arilenës. (Lexo këtu)
Për rikujtesë, nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision” do të mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Rotterdam.