Kur bëhet fjalë për një selfie të përsosur, ne e dimë se influencers shpesh përdorin kënde të caktuara, ndriçim të shkëlqyeshëm dhe truke për t’u dukur perfekt në fotografitë që postojnë në Instagram.
Ndaj një blogere e famshme e Instagramit ka treguar se sa ndryshim mund të ketë një foto falë ndriçimit të duhur, për të mbuluar celulitin pa përdorimin e Photoshop-it ose filtrave.
Danae Mercer, një gazetare dhe influencer që jeton në Dubai, publikoi një fotografi në Instagram-in e saj duke treguar trupin me bikini dhe duke pozuar në dysheme.
Në imazhin e parë, Danae e pozicionoi qëllimisht trupin e saj, që të pasmet të qëndronin në hije ndërsa ndriçimi i butë e fshehu celulitin e saj dhe fshiu pjesën më të madhe të defekteve.
Por, ajo tregoi më pas me një foto të dytë sesi duket në realitet trupi i saj, kur kofshët dhe të pasmet ekspozohen nën rrezet e diellit dhe përfundimi është shokues.
Danae, e cila krenohet me më shumë se 750 mijë ndjekës, shpjegoi se ishte kryesisht ndriçimi që fshihte celulitin e saj dhe strijat.
Ajo shkroi: “Insta vs realiteti – ose le të themi DRITA. Sepse ky është ndryshimi kryesor në këto foto”.
Me siguri ju duket e pabesueshme të fshehësh celulitin pa Photoshop apo jo! Epo me dritën mundesh edhe ti, ndaj shiko më poshtë për të mësuar pozicionet e duhura!