Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Shija e keqe” që i ka lënë Mozzik, ja çfarë thotë Loredana sot për martesën

23:41 / October 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
loredana mozzik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çifti, Mozzik (Gramoz Aliu) dhe Loredana Zefit, ka qenë ndër më të komentuarit në showbiz-in shqiptar. Me shumë ndarje, drama dhe ribashkime, ish-çifti kanë qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes me deklaratat dhe veprimet e tyre.

Dhe së fundmi Loredana ka deklaruar publikisht një ‘fobi’ të saj, dhe ka lidhje pikërisht me martesën. Në një video që reperja publikoi në TikTok, një ndjekës e ka pyetur nëse ajo “po mendon për martesë ose diçka të tillë.”

Dhe përgjigja e Loredanës ishte: “Unë kam fobi nga martesa vëlla.”

lori

Sigurisht kjo përgjigje e Loredanës nuk ka si mos të lidhet me babain e vajzës së saj Mozzik, me të cilin kishte një lidhje të gjatë. Çifti i njohur i showbiz-it zbuluan se kishin lidhur kurorë ditën e ardhjes në jetë të vajzës së tyre Hana, ku siç dukej ata nuk kanë dashur një dasmë të madhe e të bujshme, ashtu sikurse shpesh i bëjnë figurat publike. Pas kësaj ata u ndanë për t’u ribashkuar përsëri, dhe për të rrëfyer historinë e tyre të dashurisë përmes këngës.

Por çifti i dha përfundimisht fund lidhjes pas ribashkimit verën e 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj. Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar edhe se nuk ka asnjë kontakt me të.

Vetëm pak kohë më parë në këngën re, të titulluar “Të dua”, reperi shprehte keqardhje e dhimbje për faktin që s’mund të ishte i pranishëm sa do të donte ai në jetën e Hanës, sepse prindërit e saj u ndanë shumë të rinj.

Arsyeja pse u ndanë? Më mirë s’po e tregoj se është shumë e rëndë thotë Mozzik, ndaj dyshimet nisën menjëherë. Fansat aluduan për një tradhti nga Loredana, duke qenë se Mozzik shfaqej revoltuar në rreshtat e tij.

As Loredana s’ka ndenjur duarkryq por i ka dhënë mundësi ndjekësve në Instagram ta pyesin, ndërsa i është përgjigjur disa pyetjeve pikante.

A e lejon ajo Mozzik ta takojë Hanën?

“Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”– u përgjigj Loredana.

loredana martesa mozzik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.