Drejtues të pushtetit lokal në Qarkun e Dibrës raportuan sot se janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit. Në Lurë, Zallë Gjoçaj, Bulqizë, Klos etj, shirat e një nate më parë kanë fikur të gjitha zjarret në pyje.
Për ditë me radhë Forcat e Armatosura, zjarrëfikësit, punonjësit dhe specialistët e bashkive, efektivë të policisë, banorë të zonave “luftuan” me flakët, duke sakrifikuar në terrene malore dhe në një mot me temperature ekstreme.
Sot të gjithë janë lehtësuar pasi për momentin nuk ka asnjë vatës zjarri në territorin e Qarkut Dibër.
