Deputeti socialist, Pandeli Majko zhvilloi një takim sot me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Majko: Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!…
I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!
Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!