Pas skandalit me fakenews Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) përjashton nga puna bashkëshortin e Regina Omerit kreu i SHISH, Kavajë dhe vëllain e Kushtrim Selimit në drejtorinë e Përgjithshme.
Lajmet e rreme kundër drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit dhe gjobëvënie, ishin të financuara nga vetë kolegu i tyre Kushtrim Selimi, 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Në bashkëpunim me shtetasen Regina Omeri (Zeqiri), 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe gazetarin Ervis Hasanaga, ai kishte hapur portalin “Shqipnews.info” dhe sulmonte drejtorët e Policisë së Shtetit.
Shtetësja Regina Omeri (Zeqiri) ishte bashkëshortja e shtetasit Fisnik Omeri, kreu i Degës së Shërbimit Informativ të Shtetit në Kavajë.
39 vjeçari me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që është shpallur në kërkim, ka vëlla kreun e Departamentit kundër Narkotikëve në SHISH Tiranë, shtetasin Kreshnik Selimi.