Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Shishe me benzinë në çanta”, Braçe: Mendësi kriminale

16:30 / October 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PS-së, Erion Braçe u shpreh i shqetësuar gjatë seancës plenare sot në Kuvend, ku tha se kolegët e tij nga PD, vijnë në seancë me shishe me benzinë që i mbajnë në çanta. Teksa veprimet i quan si penale, Braçe shton se sjellja është e ardhur nga mendësia kriminale e rrugës.

Postimi i plotë

Sulmi fizik është reagimi më i ndyrë që një qenie njerëzore mund ti bëj një tjetër qenie njerëzore; e bën një kafshë, por një deputet nuk mund të kthehet në kafshë. Sulmi fizik po bëhet agresiv dhe i rrezikshëm brenda sallës së Kuvendit; të vish i përgatitur, me çanta të mbushura me shishe me benzinë, të refuzosh kontrollin e çantave të mbushura me shishe me benzinë e lëndë të tjera të dëmshme, tregon se po e çon sulmin në një nivel tjetër që synon jetën e çdokujt që mendon ndryshe.

Ta legjitimosh sulmin fizik e ta kthesh në normalitet, brenda sallës së Kuvendit, është një krim i ndyrë por penale, e gjitha e ardhur nga mendësia kriminale e rrugës. Sulmi fizik në Kuvend e ambjentet e tij, nuk dëshmon mungesë të demokracisë, por minim të demokracisë; sa herë Shqipëria bën një hap të rëndësishëm përpara, është e njëjta parti, pronë personale e një njeriu që e ngref këtë parti kundër Shqipeërisë e shqiptarëve; natyrisht që e gjitha kjo ka dhe anën e saj qesharake.

Dëgjoja sot një deputet-kryetar që na akuzonte ne për gjendjen e tmerrshme të PD-së, pra na bënte ne fajtor; në fakt ai iku nga PD e bëri një parti tjetër, duke dëshmuar edhe me fort se problemi është i saj dhe brenda asaj partie; por kur hall është emri në listë, fajtorët jemi ne, kur emri nuk është më fare në listë, fajtori është reali, ai i partisë se tyre! Apo jo Dashi?

benzine erion braçe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.