Një 22-vjeçar është arrestuar në Durrës këtë të hënë.
I riu është është kapur në flagrancë teksa shiste lëndë narkotike.
“Bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës policore, shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte 22-vjeçari, në qytetin e Durrësit. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhjetëra doza kanabisi gati për shitje, 35 200 lekë dhe 270 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave të kanabisit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 4 celularë dhe automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftim.