Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Shiten në ankand sendet personale të Elton John, ja vlera marramendëse e tyre

19:19 / February 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
E xh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtëpia e ankandeve “Christie’s” deri më 28 shkurt do të shes sendet personale të Elton John, të koleksionit të muzikantit duke përfshirë një jumpsuit joshës prej fildishi dhe floriri nga fillimi i viteve 1970, të dizajnuara nga Annie Reevey për 12,600 dollarë.

Artikujt personalë të ikonës së muzikës janë shitur në Nju Jork për gati 8 milionë dollarë. Pianoja e John mori më shumë se 200,000 dollarë dhe syzet e diellit, një element kyç i pamjes së njohur të këngëtarit, gjetën një blerës për 22,680 dollarë, dhjetë herë më shumë se vlerësimi fillestar. Shumica e artikujve vijnë nga shtëpia e tij luksoze në Atlanta.

elton1

Së fundmi Elton John ka vendosur të shesë apartamentin e tij luksoz prej 1200 metrash katrorë në lagjen e famshme Buckhead të Atlantës pas 32 vitesh. Apartamenti ndodhet në katin e 40-të të kullës së ‘Park Place’ dhe agjensia e pasurive të paluajtshme e cila e ka nxjerrë në shitje është Sotheby’s International Realty. Apartamenti vlerësohet të kushtojë rreth 5 milionë dollarë.

Rikujtojmë, se performanca e fundit e legjendës së muzikës në turneun e tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar u përshëndet nga fansat teksa ai mbylli shfaqjen. Këngëtari i përlotur u shfaq në skenën Piramida të Glastonbury për shfaqjen e fundit në Mbretërinë e Bashkuar të turneut të tij Farewell Yellow Brick Road. Fansat e kanë cilësuar performancën e John një triumf.

Koncerti përmbyllës u ndoq nga bashkëshorti i tij David Furnish dhe fëmijët e tyre, si dhe miq të famshëm duke përfshirë David Walliams dhe Spice Girls. Yjet duke përfshirë Paul Mçartney, Taron Egerton dhe Andrew Garfield u panë gjithashtu në prapaskenë duke parë shfaqjen përpara se të merrnin pjesë në after-party-n e Elton.

ankand Elton John sendet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.