Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shiteshin si ‘Made in Italy’, por prodhoheshin edhe në Shqipëri, sekuestrohen veshje false në Itali

14:08 / November 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sekuestrimi i veshjeve nga Guardia di Finanza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbi 75,000 veshje të sekuestruara dhe gjashtë persona janë vënë nën hetim për mashtrim me një dëm të vlerësuar deri më tani me vlerë 8 milionë euro në Itali. Ky është rezultati i një hetimi gjigand të policisë financiare të Venezias në Itali e cila ka dalë në përfundim se në gati 400 dyqane shiteshin veshje gjoja ‘Made in Italy’ por që prodhoheshin në vende si Shqipëria, Bullgaria apo Tunizia.

Operacioni nisi nga një kontroll në autostradë ku brenda një kamioni të ardhur nga Bullgaria, u gjet një sasi e madhe rrobash që në fakt kishin siglën “Made in Italy” ose “pëlhura më të mira italiane” por dokumentet dhe faturat e transportit treguan se ato ishin nga jashtë. Destinacioni ishte një kompani e njohur e modës me qendër në provincën e Breshias.

Nga hetimet u bë e mundur të konstatohej se fazat e përpunimit, prodhimit dhe paketimit të veshjeve do të ishin zhvilluar ekskluzivisht në vende të tjera si Shqipëria, Bullgaria dhe Tunizia. Më pas, kompania me qendër në Brescia i importonte dhe i shpërndante për shitje në dyqane të ndryshme në të gjithë Italinë.

Në këtë moment, Autoriteti Gjyqësor ka lejuar kontrollin dhe sekuestrim ndaj mbi 400 bizneseve, shitës me pakicë (të paditur) të veshjeve me tregues të rremë të origjinës. Gjashtë persona deri tani do të duhet të përgjigjen penalisht për akuzën e mashtrimit.

'Made in Italy' Sekuestrohen Shqipëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.