Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Shiti” 70 karta krediti të klonuara, nën hetim 23-vjeçari

21:20 / October 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karte gold 1205e2dc1a1213
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 23-vjeçar nga Tirana, i cili kishte punuar në Call Center, pasi u largua nga puna, mori me vete një databazë të pasur me numra telefoni.

Databazën e shiti në rrjete sociale me 1 Euro numri dhe më pas, me dëshirën për të bërë më shumë para, nuk zgjodhi të punojë, por vendosi të mashtrojë qytetarë në Telegram, duke u ofruar karta krediti të klonuara. Veprimtari, nga e cila gjatë një viti fitoi 4 mijë Euro.

Elio Murati, prej disa kohësh në hetim nga Prokuroria e Tiranës, rrëfeu se kishte nevojë për lekë dhe për këtë arsye hapi një grup në rrjetin social Telegram me emrin “Karta Only” dhe aty filloi të reklamonte karta krediti false.

Elio Murati: Shkarkova nga interneti foto të kartave bankare dhe të vlerave monetare. I publikova në Telegram, duke i reklamuar si karta bankare të klonuara, të cilat ishin të mbushura me shumat 1000, 2000 ose 3000 Euro dhe për çdo kartë kërkoja 10% të shumës që supozohej të kishte karta.

Dëshira e të riut për të bërë para shpejt u përqafua nga disa qytetarë, që po ashtu donin fitonin lehtë dhe shpejtë.

Elio Murati: Në tërësi të gjithë personat e mashtruar ishin shtetas shqiptar. 40 prej tyre kujtoj se jetonin jashtë shtetit, 30 të tjerë brenda Shqipërisë.

Vlerat monetare i tërhoqi nëpërmjet sistemeve bankare, nga 50 deri në 200 Euro. Format e reja të komunikimit, por edhe publikimi i të dhënave personale, duket se ka bërë më të cenueshëm qytetarët shqiptarë nga mashtrimet kompjuterike.

Të dhënat që Tv Klan siguroi zyrtarisht, treguan se në 8 muajt e parë të këtij viti u regjistruan 479 raste të mashtrimeve kompjuterike, teksa viti 2022 u mbyll me 537 raste.

karte krediti klonuara Shiti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.