Rozana dhe Gjesti që e kemi parë në një dyshe plot momente të bukura në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”, sot ata patën një debat mjaft të fortë. Të ndodhur në shpellë për shkak se u dënuan nga Vëllai i Madh për shkelje të rregullave, ata u përplasën me njëri-tjetrin kur G-Bani tha se Rozana e bëri shok banorin pas 3 dronëve që erdhën për të.
Pjesë nga debati:
Gjesti: Nuk mundesh me dalë nga kjo treshe.
Rozana: Unë ty nuk të komentoj më, zero.
Gjesti: Nuk mundesh me dalë.
Rozana: Pse? E para ti nuk mundesh me pushu, pusho.
Gjesti: Nuk mundesh se të kam çelë derën e të kam shti në treshe.
Rozana: Pusho.
Gjesti: Po ti them gjërat në sy, me ça strategjie më je afruar, me më prishë me Eglin, me më shti me fol keq për Eglin, Eglin me nxjerr xheloze ndaj teje.
Rozana: Eglin ke thënë se nuk e do, kurrë, asnjëherë, po ti je fëmija im.
Gjesti: Dronat kur i ke parë, vetëm treshe ke menduar.
Rozana: Kur kanë ardhur dronat?
Gjesti: Kur kanë ardhur, kanë ardhur.
Rozana: Ah zemra ime. Do ngelësh vetëm me Eglin.
Gjesti: Nuk kam dashur me të thënë diçka në prime veç mos me hapë këto tema në prime. Thosha veç mos të bëhet e madhe. Me ti pa nxjerrë këto gjëra në prime ti veç poshtë.