Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi të mërkurën se epidemia e krijuar nga COVID-19, e cila u ka marrë jetën rreth 4.300 njerëzve dhe ka infektuar mbi 127.000 të tjerë në të gjithë botën që nga fundi i dhjetorit, mund të konsiderohet një “pandemi”. “Ne vlerësojmë se COVID-19 mund të karakterizohet si një pandemi. U bëj thirrje të gjithëve që të marrin masa urgjente dhe agresive që nga dita e parë. I kemi rënë kambanës së alarmit shumë fort dhe shumë qartë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
Postime te ngjashme
Add A Comment