Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shkarkimi i Gledis Nanos, reagon Klodiana Lala: Ka shkelur diku në kallo!

16:38 / August 31, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, gjykon se largimi i tij ka ardhur pasi “ka shkelur diku në kallo”.

Në një intervistë në “News24”, ajo u shpreh se këto dyshime krijohen pasi Nanos nuk iu dha kohë që të përfundonte reformën që kishte nisur në Policinë e Shtetit, për ta pastruar institucionin nga efektivët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Pjesë nga komenti i Klodiana Lalës:

Ka pasur debate, edhe lidhur me hetimin që lidhet me Ervis Martinaj. Unë jam e prirur si gazetare të shkojë përtej. Ne nuk patëm mundësi të shihnim realisht se ç’ishte në gjendje të bënte Gledis Nano.

Pa u mbushur 11 muaj, ai nuk kishte përfunduar emërimet e drejtorëve dhe rokadën në polici. Ishte në fazën kur po finalizonte largimin e zyrtarëve të policisë së lidhur me krimin dhe të korruptuar. Se ne kemi fakte. Kemi Jeton Lamin që shoqëronte Ervis Martinaj. Kishim ngjarjen e rëndë ku zyrtari i policisë teksa lëvizte me skaf goditi një vajzë të vogël në Potam. Unë besoj se Gledis Nano ka shkelur diku në kallo. Ne kemi pasur më herët ngjarje shumë të rënda. U vra Skerdilajd Konomi dhe nuk u shkarkua apo dorëhoq Drejtori i Përgjithshëm. Patëm kanabizim në kohën e zotit Çako, por ai nuk u largua.

Me thënë të drejtën unë mendoj se në mënyrë direkte apo indirekte mund të lidhet edhe me këtë pikë shkarkimi i Nanos. Nuk kam prova por unë dyshoj për këtë. Po të shikosh kemi nga njëra anë zhdukjen e Ervis Martinaj. Sapo flitet për zhdukjen e tij shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ka diçka përtej mënyrës sesi doli lajmi. Pati një arkitekt për mënyrën sesi po sillej me median për shkarkimin e zotit Nano.

Kam folur për dy emra por kryeministri është i pabesueshëm. Ai rezervon surpriza, siç bëri edhe në rastin e Presidentit. Por, emrat potencialë që janë në garë. Kandidati potencial është Muhamet Rrumbullaku, që mban gradën e duhur për të marrë drejtimin e policisë. Mendohet se mund të jetë sipas mendimit të Ministrit të Brendshëm që mund të shkëpusë lidhje e policisë me krimin e organizuar. Por unë mendoj se do të jetë shumë e vështirë. Sepse, pak kohë më parë u emërua një drejtues i lartë në policinë e shtetit, por mua dhe kolegët na erdhën informacione se financohej nga një grup kriminal. Lorenc Panganika është kreu aktual i policisë së Tiranës. Njihet edhe me ministrin e Brendshëm se ka qenë drejtues në Gjirokastër. Kur kandidonte zoti Nano dhe flitej si emër potencial, mendoja se duhej ta merrte drejtimin e Policisë së Shtetit, Mond Rizaj. Edhe pse nuk është artikuluar publikisht, ka një zë që zoti Rizai edhe pse në heshtje është kandidat potencial. Nuk e kam unë bindjen, e kanë rezultatet e Rizait ndër vite. Por, kushdo që do të vijë do ta gjejë policinë e shtetit me lidhje me krimin dhe bilancin e tmerrshëm 48 viktima në kaq pak muaj.

Gledis Nano klodiana lala shkarkimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.