Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shkarkimi i Metës/ Ja si përgjigjet përfaqësuesi i PS: Nuk është veprim politik, këto janë arsye pse duhet ta largojmë

22:01 / May 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca ka deklaruar se vendimi për shkarkimin e presidentit Meta është i vonuar.

Ndreca theksoi se iniciativa e mazhorancës për të shkarkuar kreun e shtetit nuk është veprim politik. Sipas tij Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën me përfshirjen e tij në fushatën elektorale, duke shtuar se u bë palë.

Pjesë nga biseda:

Plarent Ndreca: Për mua është e vonuar. Presidentit nuk i lejohet të futet në çështje të ditës apo të bëhet palë që qartësisht e ka treguar. Është i vonuar dhe nuk shoh asnjë nxitim. Nuk është veprim politik, por i parlamentit ndaj disa veprimeve të institucionit të presidentit. Nuk e kuptoj çfarë ka këtu për tu shqetësuar. Nuk është veprim politik.

Artur Zheji: Ka bërë ndonjë vrasje Meta?

Plarent Ndreca: Nëse ju nuk e bëni dot dallimin nuk është faji im Unë po çuditem me atë që po thua. Nuk kam turp për të thënë asgjë. Por nuk është politike.

Endri Xhafo: Herën e parë komisioni i Venecias tha se ka shkelje, por jo sa për tu shkarkuar. Cilat shkelje pas atyre janë këto të dytat më të rënda?

Plarent Ndreca: Ato përfshihen me të parën, janë gjeste të presidentit që përmblidhen në veprimtarinë e presidentit. Thirrjet për kryengritje të armatosur janë vepra penale. Në një shtet të së drejtës i fundit që mund ta thotë këtë është presidenti. Nuk është për tu përfshirë në çështjen e ditës. Ai u bë palë qartësisht. Ky është një deformim i paprecedentë. Edhe presidenti Berisha nuk di të ketë bërë një qëndrim kaq të qartë kundrejt një force.

metes shkarkimi veprim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.