Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt, Rama: Pas 7 muajsh jemi pa një kryetar. Mbështetja e PS për Manastirliun është e madhe

18:04 / September 24, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 09 24 175935
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në mbledhjen me deputetët e Tiranës dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Në krah të Ramës ishte edhe kandidatja e PS-së për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahet, Ogerta Manastirliu, për të cilën tha se ka një mbështetje të madhe nga e gjithë PS.

”Sot duhet të nisnim punë për zgjedhjet e reja në Tiranë, ku me kandidaten e duhur me vizionin dhe me ambicien e duhur do të marrim rezultatin e duhur. Kandidatura e Ogertës ka gjetur mbështetje në PS dhe janë të një mendje se është radha e saj ta udhëheq Tiranë me ambicien që e karakterizon. Ogerta ka mbështetje sa të madhe aq sa është krejt pa interes se kush do të jenë kandidati përballë saj, që do të hyjnë në garë të humbur dhe do të dalin nga gara edhe më të humbur. Shumica e qyterëve se kanë mendjen tek ndonjë rival i kandidates së PS por e kanë hallin tek problematikat që kërkojnë adresim në këtë bashki”, tha ai.

Teksa tha se nuk do ta lënë Tiranën pa kokë, kreu i qeverisë deklaroi se qytetarët duan shkolla, çerdhe e transport dinjitoz teksa përsëriti angazhimin që aksionit për lirimin e hapësirave publike do t’i shkohet deri në fund. Po ashtu, kreu i qeverisë paralajmëroi edhe krijimin e një autoriteti kombëtar për trajtimin e mbetjeve, ndërsa mbledhja e tyre do të mbetet detyrë e bashkive.

”Duhet të shkojmë deri në fund me lirimin e hapësirave publike. Kanë qenë më shumë seç e kishim menduar. Hapësirat e liruara duhet të kthehen në ambiente cilësore dhe nuk mund t’i lejmë me karrige të vendosura si ushtarë. Kërkesa për kopshte e çerdhe është rritur më shumë se oferta dhe është e mundur të përcaktojmë disa kritere për ata që do të ndërtojë në Tiranë. Duhet të përgatisim terrenet për shkollat dhe kopshtet e reja. Deputetët e dinë sesa presion kanë për strukturat e arsimit parauniversitar që tashmë janë në një cilësi krejt tjetër, por janë më pak nga sa Tirana kërkon. Duan cilësi për transportin urban, ku ka problematika serioze për këtë punë dhe problematike janë situata të ndryshme në Tiranë me të prekurit nga tërmeti”, tha Rama.

Kreu i PS-së nuk la pa përmendur edhe patronazhistët, duke thënë se janë gati. Sipas tij, do të hakmerren ndaj përqeshjeve të opozitës në zgjedhjet e Tiranës kur të dekretohet data. ”Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve të radhës me një reagim të duhur të radhës që do pasqyrohet në rezultatin e ditës së zgjedhje për Bashkinë e Tiranës kur ato të mbahen sipas procedurave, po flas për Tiranën”.

Rama veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.